Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Princi William pranoi se bëri një gabim kur zgjodhi një dhuratë për gruan e tij Kate Middleton dhe se ajo nuk e ka harruar kurrë.
Princesha e Uellsit do të festojë ditëlindjen e saj të 41-të më 9 janar, edhe padyshim që bashkëshorti i saj Princi William tashmë do të ketë plane për t’u siguruar që dita të jetë e veçantë për gruan e tij prej 10-vitesh, Kate Middleton. Por edhe princi ka pranuar se jo gjithmonë zgjedh dhuratën e duhur për nënën e fëmijëve të tij.
Në vitin 2020, William u shfaq në një episod të podcast-it të Peter Crouch në mbështetje të fushatës Heads Up.
Pasi ish-sulmuesi i Anglisë, Peter Crouch rrëfeu se i kishte blerë gruas së tij Abbey Clancy një xhaketë të papërshkueshme nga uji për tre-vjetorin e tyre, Princi William tha: “I dhashë gruas sime një palë dylbi një herë, ajo kurrë nuk më bëri ta harroj .” Më tej, ai vazhdoi: “Nuk shkoi mirë. Sinqerisht, nuk e kam idenë pse i bleva një palë dylbi, më dukej një ide e mirë në atë kohë.’
William dhe Kate, të cilët festuan përvjetorin e tyre të dhjetë të martesës në prill 2021, u takuan për herë të parë në vitin 2001 kur të dy ishin studentë në Universitetin e St Andrews.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)