play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Në prag të funeralit të Mbretëreshës, “boom” rezervimesh në hotelet e Londrës

today14/09/2022

Background
share close

How to watch and listen to Queen Elizabeth's state funeral | CBC News

Çmimet e hoteleve në Londër dhe biletat e fluturimit po rriten pasi qindra mijëra njerëz po dynden drejt Britanisë përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth që do të jetë të hënën.

Që nga shpallja e vdekjes së saj, çmimi mesatar për një hotel në Londër u rrit në 384 Dollarë për natë nga 244 Dollarë  që ishte më herët. Rritja e kërkesës për t’u akomoduar në hotelet londineze vjen ndërsa anëtarët e publikut vizitojnë kryeqytetin për të bërë nderimet e tyre, me autoritetet që përgatiten për një pjesëmarrje të madhe.

Qindra mijëra njerëz pritet të kalojnë pranë arkivolit të saj deri në ditën e funeralit të saj.  Po ashtu edhe hotelet të klasit të parë kryesisht ato me pesë yje kanë rritur çmimet ku për një natë qëndrimi njerëzit duhet të paguajnë mbi 1200 Paund .

Sipas asaj që raporton Reuters çmimet për shkak të kërkesës së lartë do të dyfishohen në pesë ditët e ardhshme pasi sistemi i hoteleve të qytetit ka bërë të ditur se kapaciteti deri më tani është 95%.

Më shumë se 60% e udhëtarëve janë  vizitorë të huaj. Mbi 78 hotele në Londër kanë parë një rritje shumë të madhe të rezervimeve një gjë që nuk ishte parë as në periudhën para pandemisë. Rritja e udhëtimeve ndërsa kufizimet pandemike u lehtësuan kanë rritur tarifat e hoteleve në nivele rekord këtë verë, sipas të dhënave nga firma analitike STR. Britanikët gjithashtu shpenzuan shumë për festimet për të përkujtuar Jubileun Platinum të Elizabeth gjatë një fundjave katër-ditore në qershor.

Edhe pse Paundi ka rënë për shkak të krizës ai po tërheq gjithashtu njerëz nga jashtë dhe fluksi mund të sjellë të ardhura të mira për restorantet, baret dhe muzetë që ende janë nën ethet e pandemisë dhe inflacionit në rritje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *