play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ndërron jetë Mbretëresha Elizabeta II

today08/09/2022

Background
share close

elizabet 1280x720

Mbretëresha Elizabeta II, monarku më jetëgjatë i Mbretërisë së Bashkuar, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur Buckingham Palace.

Familja mbretërore njoftoi se Mbretëresha ndërroi jetë në paqe.

Tani, djali i saj Charles, është Mbreti i Anglisë.

Mbretëresha Elizabet II u bë monark në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në 6 shkurt 1952. Në atë periudhë kryeministër ishte Winston Churchill, admirues i babit të saj. Në shtator 2015, ajo u bë monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, duke tejkaluar edhe stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria. Ajo tha në atë kohë se nuk ishte një titull “të cilin e ka aspiruar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u bë monarkja grua më jetëgjatë në historinë botërore atë ditë. Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore.

Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021. Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër. Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andreë dhe Princi Edward.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%