play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Johnson falënderon qenin e tij në fjalimin e fundit

today06/09/2022

Background
share close

Boris Johnson largohet nga Downing Street duke i lënë detyrën e kryeministres Lizz Truss.

Në fjalimin e tij të lamtumirës  Johnson e përshkroi veten një “raketë përforcuese që ka përmbushur funksionin e saj”.

 “Jam krenar që kam përmbushur premtimet që i kam bërë partisë sime,  ju  u treguat mjaft të mirë që më zgjodhët mua, duke fituar shumicën më të madhe që nga viti 1987, pjesën më të madhe të votave që nga viti 1979, duke  siguruar  Brexit, duke përmbushur angazhimet tona të manifestit,” – tha ai.

Gjithnjë unik në deklarata e tij  Boris Johnson nuk harron të falenderojë qenin dhe të ketë një mesazh për anëtarët e Partisë Konservatore.

“Unë u them shokëve të mi konservatorë se është koha që politika të përfundojë, dhe të dorëzohet  për njerëzit e këtij vendi. Faleminderit të gjithëve që janë kujdesur për mua dhe familjen time gjatë 3 viteve të fundit, duke përfshirë qenin Dylan. Dhe unë thjesht do t’i thoja partisë sime se nëse Dylan dhe macja Larry mund t’i lënë pas vështirësitë e tyre të herëpashershme, atëherë po ashtu mund të bëjë edhe partia konservatore,” – u shpreh ish-kryeministri britanik.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të partisë të qëndrojnë pas kryeministres Truss dhe tu ofrojnë qytetarët atë çka kanë nevojë dhe meritojnë.

Edhe pse 58-vjecari u largua nga Downing Street ai nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në politikë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *