Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Popullariteti i ish-presidentit Donald Trump është në rritje dhe bastisja që FBI i bëri rezidencës së tij “Mar a Lago” në Florida duket se ka kontribuuar në rritjen e kuotës së mbështetësve.
Kështu tregon një sondazh i NBC News, sipas të cilit republikanët që mbështesin më shumë miliarderin sesa partinë kanë arritur në 41 për qind në muajin gusht, 7 pikë më shumë se 34 për qind që ishin në muajin maj.
Nga ana tejtër, ata që mbështesin më shumë Partinë Republikane sesa Trump llogariten në 50 për qind, një kuotë kjo që ka ardhur në rënie nga muaji maj, kur ishte 58 për qind.
Rrjedhimisht, ish-presidenti vazhdon të ushtrojë një influencë të madhe mbi atë që njihet si Partia e Madhe e Vjetër dhe konsensusi ndaj figurës së tij është shtuar edhe përballë guvernatorit të Floridës, Ron de Santis, që përflitej se do ta sfidonte në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Një tjetër sondazh, i publikuar javën e kaluar nga Seint Anselm Kollixh, në Nju Hempshër, tregonte Trump përpara De Stantis me 50 kundrejt 29 për qind të preferencave.
Ndërsa në qershor, një tjetër sondazh i Universitetit të Nju Hempshërit tregonte të kundërtën, me një rritje të preferencave për guvernatorin kundrejt miliarderit të pasurive të patundshme.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)