Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Nëse më shihni, qani për atë që ju pret”. Kështu lexon në këtë gur në lumin Elba në Gjermani, i cili ka dalë në sipërfaqe, pas temperaturave të larta.
Gurët e njohur ndryshe si “ Hunger Stones” ose “Gurët e urisë”, sipas legjendave paralajmërojnë një thatësirë të tmerrshme për Evropën.
Kontinenti është pushtuar këtë verë nga temperatura shumë të larta, ndërsa shkencëtarët në Observatorin Evropian të Thatësirës, pohojnë se gjendja do të shkojë drejt përkeqësimit.
Sipas tyre, kontinenti do të përballet me thatësirën më të madhe në 500 vitet e fundit.
Ekspertët thonë se tharja e lumenjve dhe liqeneve do të ketë efekte shkatërruese jo vetëm te tregtia dhe industria, por edhe te një sektor i gjunjëzuar më herët edhe nga pandemia, turizmi.
Thatësira e vazhdueshme mund të sinjalizojë vdekjen e udhëtimeve turistike në lumenj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)