play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

1 milion turistë në javë, Greqia rikthehet në “kohët e arta”

today09/08/2022

Background
share close

Greqia po bëhet gati të presë deri në 1 milion vizitorë në javë në këtë sezon turistik. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Vassilis Kikilias, i cili në një intervistë për mediat greke e ka cilësuar industrinë e turizmit një faktor kyç në rritjen ekonomike të vendit, sidomos kur po afron dimri i ardhshëm.

“Këtë vit sektori i turizmit ka treguar rolin e tij thelbësor; jo vetëm duke forcuar ekonominë kombëtare, por edhe duke ofruar një mbështetje domethënëse në rrethana shumë të vështira”, deklaroi Kikilias.

Ai ia atribuoi meritat e “performancës së jashtëzakonshme” punës së palodhur të dikasterit të tij dhe shoqatave për promovimin e turizmit helen.

Sipas ministrit, Greqia do të presë rreth 1 milion pasagjerë në javë gjatë gushtit, më shumë se në korrik, kur numri i vizitorëve arriti mbi 900 mijë në rang javor.

Kikilias tha se rajoni i Egjeut të jugut kishte kaluar tashmë nivelet e para pandemisë së vitit 2019 me mbi 20 për qind, me 17 mijë e 500 fluturime ndërkombëtare dhe mbi 3 milionë vizitorë.

Ministri shtoi se “kthimi dinamik” i turistëve nga Britania, Gjermania, vendet skandinave dhe Shtetet e Bashkuara, numri i të cilëve në qershor u rrit me 50 për qind ndaj së njëjtës periudhë të 2019-s, erdhi si pasojë edhe e më shumë fluturimeve direkte.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%