Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një vullkan ka shpërthyer në Islandë, pranë kryeqytetit të Reikjavikut duke nxjerrë shtëllunga me lavë të nxehtë në ajër.
Fenomeni natyror ndodhi më pak se 1 kilometër larg malit Fagradalsfjall, vullkani që shpërtheu për më shumë se gjashtë muaj vitin e shkuar.
“Kam pritur vite të tëra për të parë lavën. Ishte një synim jete dhe kur mbërrita mbi kodër dhe vendosëm të zbrisnim e të afroheshim, është e rrezikshme dhe e dimë këtë”, u shpreh një turiste që ndoqi ngjarjen.
Vullkani ndodhet në Meradalir, një luginë ku nuk jetojnë njerëz, por kjo nuk i ndaloi turistët të dyndeshin drejt spektaklit. “M’u desh të ulesha dhe u përlota sepse është kaq e bukur dhe emocionuese”, përmbyll turistja./
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)