Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“BE duhet të përgatitet për më të keqen në furnizimet me gazin rus”, kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen.
Presidentja e KE-së në një intervistë për gazetën spanjolle, El Mundo është shprehur se kjo krizë vjen si pasojë e ndërprerjes së plotë të gazit nga Rusia për 12 vende anëtare të BE.
“Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha Von der Leyen për El Mundo, gazetë në gjuhën spanjolle.
Rusia ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 26 korrik se Bashkimi Evropian nuk do t’i dorëzohet “shantazhimit” të Moskës, pasi Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)