play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Europa

Masat ‘drastike’ të Francës për energjinë, gjoba bizneseve

today25/07/2022

Background
share close

Emmanuel Macron puts the onus on the opposition to break political deadlock

Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha bizneset me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim gjatë natës, në përpjekje për të ulur përdorimin e energjisë.

Ministrja e Tranzicionit të Energjisë thotë se është “absurde” që dyert të qëndrojnë hapur ndërsa kondicioneri është në punë, çka  çon në 20% më shumë konsum të energjisë.

Bizneset që thyejnë ndalimin, që do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme do të gjobiten me 750 €.

Pak ditë më parë Komisioni Evropian prezantoi planin nëse 27 vendet anëtare  mund të përballen me një ndërprerjeje totale të gazit nga Rusia, që do të sillte një reduktim të energjisë.

Plani i paraqitur nga ekzekutivi i BE-së bën thirrje që konsumi i gazit të reduktohet në të gjithë bllokun me 15% nga 1 gushti i këtij viti deri më 31 mars 2023.

Qëllimi, tha Komisioni, është të mbrohet furnizimi për familjet dhe përdoruesit thelbësorë si spitalet dhe industritë kryesore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *