Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Valët përvëluese të të nxehtit në Angli kanë detyruar një roje të Pallatit Buckingham të thyejë protokollin dhe t’i nënshtrohet dëshirës për të pirë pak ujë.
Siç e kemi parë shpesh, rojet të cilët qëndrojnë jashtë Pallatit Mbretëror, njihen për uniformat karakteristike dhe qëndrimin stoik. Edhe kur ndonjë turist tenton t’i bëjë për të qeshur, madje edhe kur Mbretëresha Elizabeth e ka provuar t’i “detyrojë” të lëvizin, sërish rojet nuk kanë lëvizur asnjë muskul.
Por, këtë herë, i nxehti ekstrem ka detyruar një roje që të lërë pozicionin fillestar dhe të rrëmbejë një gllënjkë uji, të ofruar nga një burrë, i cili mesa duket e ndjeu dhimbjen e rojes.
Valët e nxehta në Angli kanë arritur deri në 40 gradë Celcus, një temperaturë e panjohur për vendin. Madje për zonat si Londra, Manchester dhe York është shpallur Emergjenca Kombëtare dhe qeveria po kujdeset maksimalisht që të gjithë qytetarët të jenë të sigurt.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)