play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Covid 19, rriten me 15 herë infektimet, 18-fish më shumë vdekje se vjet

today19/07/2022

Background
share close

TV KOMBI - Rritje e lehtë e shifrave të COVID-19 në Kosovë, 13 raste të  reja në 24 orët e fundit. KOSOVA Një rritje të lehtë të shifrave nga COVID-19  ka shënuar

Korriku ka rritur me 15 herë infektimet nga Covid-19. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, nga fillimi i muajit janë shënuar gati 16 mijë raste të reja me koronavirus nga pak më shumë se 1 mijë muajin e shkuar e 1 mijë e 600 në korrikun e 2021-shit.

Kjo ka bërë që numri rasteve aktive të rritet 13 herë më shumë se muajin e shkuar dhe gati 60 herë krahasuar me korrikun e vitit të shkuar.

Rritje me 5 herë ka pësuar edhe numri i të shtruarve në spitale krahasuar me një muaj më parë dhe 7 herë në raport me qershorin 2021.

Fatalitetet, kryesish sipas varianteve të reja të Omicron janë 18-fish më të larta. E teksa infektimet, shtrimet në spital e vdekjet si pasojë e Covid-19 kanë pësuar rritje të ndjeshme, e njëjta nuk mund të thuhet për vaksinimet.

Sipas të dhënave nga “shëndetësia” deri më tani janë vaksinuar me dozë të parë rreth 47 për qind e popullsisë, me të dyta gati 45 për qind dhe me të treta 11,91 përqind.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *