play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Franca përkujton Ditën e Bastijes, nderon Ukrainën dhe aleatët e Europës Lindore

today14/07/2022

Background
share close

Në Francë është përkujtuar Dita e Bastijës, një nga momentet kulmore të revolucionit francez. Nëntë vende të NATO-s të prekura nga agresioni rus në Ukrainë janë ftuar të marrin pjesë në paradën tradicionale të Ditës së Bastiljes në Paris të enjten, për të demonstruar përkushtimin e Francës ndaj partnerëve dhe aleatëve të saj, shkruan CNN.

“Është një sinjal i fuqishëm dhe simbolik,” tha zëdhënësi i forcave të armatosura franceze Pascal Ianni. “Pse ky sinjal? Sepse Franca ka qenë e vendosur për të forcuar qëndrimin mbrojtës të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, shtoi ai.

Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria “do të kenë nderin të hapin paradën” me 106 trupa. Trupat franceze të dislokuara në krahun lindor të NATO-s do të ndjekin marshimin poshtë Champs-Elysées.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të japë gjithashtu një intervistë të rrallë prej 45-minutash drejtpërdrejt nga Pallati Elysée pas pjesëmarrjes në paradë. Një total prej 4,925 trupash do të marrin pjesë këtë vit, së bashku me 65 avionë, 25 helikopterë, 181 automjete dhe 200 kuaj të Gardës së Republikës.

14 Korriku përkujton bastisjen e burgut të Bastijës në vitin 1789, që është dhe një nga momentet kyçe të Revolucionit Francez, e kthyer në ditë pushimi kombëtar në Francë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *