play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Twitter-i padit Elon Musk, për blerjen e kompanisë

today13/07/2022

Background
share close

Twitter executives ousted ahead of Elon Musk takeover - BBC News

Twitter-i ka paditur të martën shefin e Tesla-s, Elon Musk për shkak se nuk iu përmbajt marrëveshjes për ta blerë kompaninë për shifrën e 44 miliardë dollarëve.

Kompania e ka dorëzuar padinë në një gjykatë në Delaware, ku detyron Musk që të përfundojë marrëveshjen, shkruan Reuters.

“Musk me sa duket beson se ai, ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit të ë Delaware-it, është i lirë të ndryshojë mendje, të prishë kompaninë, të prishë operacionet e saj, të shkatërrojë vlerën e aksionerëve dhe të largohet”, thuhet në padi.

Musk tha të premten se Twitter kishte dështuar që t’i ofronte informacione të mjaftueshme lidhur me llogaritë e rreme në këtë rrjet social.

Nga ana tjetër, Twitter tha muajin e kaluar se po i ofonte Muskut qindra-miliona të dhëna për postimet ditore.

Kur Musk ofroi që ta blinte kompaninë në prill, bordi i kësaj kompanie e kundërshtoi fillimisht këtë ide, por më pas u pajtua.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *