Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/07/2022
Një e papritur i ka ndodhur këngëtares dhe aktores së njohur, Selena Gomez. Një fans është futur në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Thuhet se policët e arrestuan djalin ndërsa ai u përpoq të largohej nga shtëpia e saj në L.A., por ekipi i sigurisë së Selenës e kishte kapur tashmë në flagrancë. I dyshuari ka kërcyer një gardh rreth orës 1 të mëngjesit dhe sigurimi thirri menjëherë policët.
Djali u përpoq të ikte, por oficerët e gjetën atë duke u endur nëpër lagje dhe ai tha se donte vetëm të takonte këngëtaren Selena Gomez.
Mirëpo, kjo nuk është edhe aq shqetësuese sa ç’ishte një incident tjetër që i ndodhi ylli të “Only Murders in the Building” disa javë më parë.
TMZ shkruan se sigurimi thirri direkt policët disa javë më parë kur një burrë dyshohet se shkroi emrin e Selenës në një dyshek dhe më pas dogji dyshekun duke i vënë flakën!
Fatmirësisht ngjarja nuk ndodhi në shtëpinë e Selenës por jashtë portës së banesës së aktores.
Selena nuk ishte në shtëpi kur ndodhen dy incidentet, por gjithsesi duken ngjarje të frikshme, shkruan TMZ.
Nga ana tjetër, policët e arrestuar personin që dogji dyshekun.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)