play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Në këtë shtet, shitet karburant vetëm për transportin publik

today28/06/2022

Background
share close

Sri Lanka down to last day of petrol, new prime minister says - BBC News

Sri Lanka ka pezulluar shitjen e karburanteve për makinat jo të domosdoshme, pasi ky shtet po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në dekada.

Në dy javët e ardhshme, vetëm autobusët, trenat dhe makinat që shfrytëzohen për shërbime mjekësore dhe transportim të ushqimit, do të mund të blejnë karburante.

Shkollat në zonat urbane janë mbyllur dhe zyrtarët u kanë thënë 22 milionë banorëve që të punojnë nga shtëpitë.

Ky shtet i Azisë Jugore është duke negociuar marrëveshje për dalje nga kriza, pasi me vështirësi po paguan për importet e ushqimit dhe naftës.

Qeveria në këtë shtet ka thënë se do të ndalojë shitjet e karburanteve për makinat private deri më 10 korrik.

Bandula Gunewardena, zëdhënës në Qeverinë e Shri Lankës, ka thënë se ky shtet “nuk është përballur kurrë në histori me një situatë të tillë”.

Ekonomia e Shri Lankës është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, rritja e çmimeve të energjisë dhe politikat populliste për taksat.

Përgjatë fundjavës, zyrtarët kanë thënë se Shri Lanka ka pasur vetëm 9.000 tonë të naftës dhe 6.000 tonë të benzinës për të ndarë për shërbimet thelbësore në ditët në vijim.

Është vlerësuar se rezervat mund të zgjasin një javë, nëse ka kërkesë të rregullt.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *