play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Zjarret, Peleshi: 122 trupa të FA të angazhuara në Sazan, vijon operacioni nga ajri

today07/06/2022

Background
share close

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Ishullin e Sazanit dhe në fshatin Elgjin në Orosh të Mirditës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte vijon operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve në Ishullin e Sazanit, ndërsa nga toka janë angazhuar 122 trupa të Forcave të Armatosura.

Ka nisur prej orëve të para të mëngjesit operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair Cl 415, mbështetje nga Greqia dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është bashkuar aksionit që po vijon prej më shumë se 48 orësh nga terreni. 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare, zjarrfikës, etj janë duke punuar për të ndërprerë përhapjen e flakëve”, shkruan Ministri.

Nga ana tjetër, në fshatin Elgjin të Mirditës janë angazhuar 54 trupa të Forcave të Armatosura, ndërsa është bërë i mundur izolimi i vatrave të zjarrit duke shmangur rrezikun për banesat që ndodhen pranë.

Nga ana tjetër 54 forca janë përqendruar në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh në Mirditë, ku prej ditës së djeshme vijon të jetë aktive një vatër zjarri.  Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e vëna në dispozicion po vijojnë operacionin për të mos lejuar që flakët t’u afrohen banesave aty pranë”, bën me dije Peleshi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%