Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Selena Gomez, po ndihet e lumtur dhe falënderuese teksa bëhet gati për të
debutimin si prezantuese e programit humoristik, “Saturday Night Live”. Përmes një postimi
të fundit në Instagram, këngëtarja dhe aktorja 29-vjeçare u shpreh e nderuar për rolin e
ri si prezantuese e emisionit shumë të shikuar në Amerikë, në episodin e 14 majit.
“Mami… Më duket se ia dola. Shumë falënderuese dhe e emocionuar. Shihemi më 14
maj”, shkruhej në postimin e Gomezit.Ne angazhime te tjera, Selena dhe fondacioni i
saj “Rare Beauty’s Rare Impact Fund” kanë bashkuar forcat me kompaninë, “MTV
Entertainment”, për prezantimin e forumit të parë për shëndetin mendor, “Mental Health
Youth Action Forum”.“Mental Health Youth Action Forum” do të mbahet më 18 maj në
Washington DC. Gomez do t’i bashkohet 30 aktivistëve të rinj të shëndetit mendor në
këtë forum.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)