play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet”, Meta: Largimi i të rinjve dhe i fuqisë intelektuale, problem kombëtar alarmues

today25/03/2022

Background
share close

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale deklaroi se shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet. Duke iu referuar të dhënave të “European Union Agency for Asylum”, Meta thekson se largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar është një problem kombëtar alarmues.

REAGIMI I METËS

🇦🇱🇪🇺 Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet.
Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.
Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.
Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!
Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!

foto galeri

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *