play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Zvicër, kërkohen vullnetarë për të testuar burgun e ri

today17/02/2022

Background
share close

Strip-search optional: Volunteers to test new Swiss jail | AP News

Qindra persona kanë dalë vullnetarë për t’u futur në burg për disa ditë, pas mundësisë që ka dhënë Zurichi i Zvicrës që të marrë vullnetarë për të provuar një burg të ri, para se të hapet zyrtarisht për të burgosur.

Detajet për testin nga 24 deri më 27 mars do të jepen në vijim. Por, autoritetet e shërbimit korrektues të Zurichit kanë thënë se kanë pranuar 832 aplikime për vendet që ende nuk dihet sa do të pranohen.

Vullnetarët e zgjedhur, që duhet të jenë të paktën 18 vjeç, do të testojnë burgimin dhe shërbimet e burgut.

Për qëndrimin e tyre aty, nuk duhet të paguajnë dhe nuk do të paguhen, dhe ata do të trajtohen si të burgosur për të testuar: ushqimin, procedurat e hyrjes, ecjet në oborr, etj.

Vullnetarët nuk mund të marrin telefonat ose pajisje të tjera. Secili duhet të kalojë nëpër kontrollet e sigurisë, por kontrollet më të thella do të jenë opsionale. Atyre po ashtu duhet t’u jepet një “fjalë sigurie” ashtu që nëse frikësohen ose duan të largohen, t’ua tregojnë stafit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *