Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Uellsi mund të bëhet një nga vendet që do të mbështesë javën 4-ditore të punës.
Një javë katër-ditore me pagë të plotë do të promovonte një ekuilibër më të shëndetshëm punë-jetë dhe do të rriste produktivitetin, si dhe do të krijonte gati 38,000 vende pune dhe do të reduktonte gjurmën e karbonit në vend, tha një raport i ri i publikuar nga komisionerja e gjeneratave të ardhshme të Uellsit, Sophie Howe.
“Orët që ne punojmë nuk kanë ndryshuar realisht në 100 vitet e fundit dhe është koha për një debat nëse kjo duhet të ndryshojë tani”, tha Howe për Euronews.
Raporti, i autorizuar nga instituti i mendimit Autonomy, i bën thirrje qeverisë së Uellsit të fillojë me një provë të një jave katër-ditore pa ulje të pagave në të gjithë sektorin publik të vendit.
Qeveria e Uellsit duhet gjithashtu të inkurajojë bizneset private që të marrin pjesë, rekomandoi raporti dhe duhet të punojë me sindikatat për t’i ndihmuar ata të negociojnë orë më të shkurtra pune në një gamë të gjerë industrish.
Ideja e javës katërditore ka marrë vrull vitet e fundit. Vitin e kaluar, qeveria spanjolle mbështeti thirrjet për një provë në shkallë të vogël, ndërsa në vitin 2020 kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se koncepti mund të ndihmojë vendin të rimëkëmbet nga pandemia COVID-19.
Në 2015 dhe 2017, dy skema pilot që shkurtuan orët e punës në Islandë, zbuluan se punonjësit ndjeheshin më pak të stresuar dhe të djegur, ndërsa produktiviteti mbeti i njëjtë apo edhe u përmirësua.
Përvoja e Islandës, e cila u quajt një “sukses dërrmues” nga studiuesit vitin e kaluar, ofron disa mësime të rëndësishme për Uellsin, thuhet në raportin e Komisionit të Gjeneratave të Ardhshme.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)