Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/02/2022
Meteorologia Rebecca Schuld, e cila raporton parashikimin e motit në CBS 58 News ka punuar si një pjesë e mirë e botës gjatë pandemisë: nga shtëpia. Që do të thotë, i duhej të dilte drejtpërdrejt për të folur rreth temperaturave ndërkohë që kujdesej për bebushen e saj, vetëm 13 javëshe.
Meteorologia mbante në krahë të voglën ndërkohë që fliste për motin, por çfarë ka bërë xhiron e botës është reagimi i bebit të quajtur Fiona.
Sikur ta dinte që mamit i duhej të dilte në ekran, bebushja ia doli të qëndronte si profesioniste pa u grindur asnjë sekondë, ndonëse sapo ishte zgjuar nga gjumi.
“Më ndanin vetëm disa minuta nga puna dhe bebi u zgjua. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta merrja me vete dhe të dilnim të dyja. Producenti më pa pak çuditshëm, por unë isha shumë e sigurtë sepse e dija si do të sillej ajo. Sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe ishte e lumtur. Isha e bindur!”- tregon Rebecca.
Videoja është bërë shpejt virale dhe shpërndarë në rrjete sociale ku meteorologia përgëzohet për mesazhin që transmetoi në fund të gjithë kësaj.
“Kjo është jeta e vërtetë. Këtë po bëjnë të gjithë. Njerëzit duhet të punojnë, fëmijët e tyre mund të jenë sëmurë, apo të jenë duke qarë aty përtej kompjuterit të punës. Eshtë një sfidë më vete kur ke fëmijë, por është diçka që po e bëjmë të gjithë. Pse duhet t’i fshehim?”
Bebi i motit është që tani e famshme!
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)