play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ndalohen qeset plastike! Nga 1 qershori do të aplikohen gjoba

today02/02/2022

Background
share close

Nga 1 qershori do të ndalohet përdorimi i të gjitha qeseve plastike në vend.

Masa të ashpra dënimi për prodhuesit dhe përdoruesit e qeseve plastike në  Shqipëri - Sinjali

Qeveria ka sjellë për shqyrtim në Parlament disa ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, që synojnë të heqin nga qarkullimi të gjitha format e plastikës mbajtëse, duke vendosur ndëshkim me gjobë nga 1 milion deri në 1,5 milionë lekë për prodhuesit apo importuesit e tyre.

Shqipëria përdor mesatarisht 3,2 miliardë qese plastike në vit, një pjesë e madhe e të cilave përfundojnë në lumenj dhe në det, duke u bërë ndër ndotësit kryesorë të mjedisit.

Për deputetin Agron Duka, nisma është pozitive, por duhet rishikuar masa e parashikuar e gjobës për përdoruesit e këtyre qeseve.

Deputetët e opozitës shprehën shqetësim edhe për impaktin mbi industrinë e prodhimit të plastikës dhe qeseve plastike në vend. Ndërsa u kërkua edhe një përpjekje më e madhe për menaxhimin e mbetjeve në burim, për shkak se qeset janë vetëm një pjesë e ndotjes nga plastika.

Krahas përfitimit ekologjik dhe në shëndet, qeveria llogarit se nga kjo masë do të reduktohen edhe kostot e pushtetit lokal, që do të paguajë 491 milionë lekë/vit më pak për transportimin dhe depozitimin e mbetjeve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *