Projekti i një superjahti të ri, të zbuluar së fundmi, e ka çuar konceptin e luksit dhe ekstravagancës në një tjetër nivel.
Projekti është i kompanisë “Abbasli Design”, i publikuar nga Denis Suka, një “influencer” me origjinë shqiptare në Norvegji, me mbi 780 mijë ndjekës. Ai tregon detaje marramendëse nga jahti i quajtur “Mogul 777”, në të cilin mendohet të instalohet edhe një ujëvarë.
Superjahti mendohet të jetë 77,7 metra i gjatë, prej nga vjen edhe emri, i ndërtuar me një superstrukturë prej alumini dhe çeliku. Ai parashikohet të ketë 9 kabina dhe një suitë, me ballkonin personal.
Jahti gjithashtu ka edhe një pishinë dhe një akuarium, prej nga mund të shihen peshqit teksa noton. Për momentin, nuk ka asnjë çmim për këtë projekt, por me siguri do të arrijë disa dhjetëra miliona dollarë.
Post comments (0)