Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/12/2022
Në Marok, prej ditësh e ditësh flitet vetëm për futbollin dhe Botërorin. Dhe padyshim që për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Francës në stadium do të ketë një pushtim të vërtetë tifozësh të veshur me të kuqe.
Federata marokene e futbollit, në koordinim me FIFA-n dhe komitetin organizativ të Kupës së Botës, ka marrë 10 mijë bileta dhe ua ka shpërndarë falas tifozëve marokenë. Ky numër ishte i përafërt me biletat e pashitura ndaj FIFA është kujdesur që stadiumi të jetë i mbushur, edhe pse prishet raporti i tifozërive.
Priten 50 mijë tifozë marokenë në total në stadium, i cili ka një kapacitet prej afro 70 mijë vendesh.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)