Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/09/2025
Një sërë dokumentesh të rrjedhura nga zyra private e Boris Johnson ka ekspozuar mënyrën se si ish-kryeministri britanik ka përfituar nga lidhjet dhe ndikimi i krijuar gjatë kohës në pushtet, duke ngritur dyshime për shkelje të rregullave të lobimit dhe etikës.
Të ashtuquajturat “Dosjet Boris” përmbajnë mbi 1 800 emaile, kontrata, fatura, fjalime dhe dokumente të tjera, që zbulojnë funksionimin e kompanisë së themeluar nga Johnson pas largimit nga Downing Street në shtator 2022.
Johnson i ka shkruar një zyrtari të lartë saudit, duke kërkuar ta ndihmonte për të prezantuar një projekt biznesi te princi Mohamed bin Salman. Ish-kryeministri ka marrë mbi 200 mijë £ nga një fond i dyshimtë pas një takimi me presidentin venezuelian Nicolás Maduro, ndonëse kishte deklaruar të kundërtën.
Ai ka zhvilluar një takim të fshehtë me miliarderin Peter Thiel, themelues i kompanisë së të dhënave Palantir, para se kjo të fitonte kontratë për menaxhimin e të dhënave të NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).
Në shkelje të rregullave të pandemisë, Johnson ka organizuar një darkë luksoze me një lord konservator që kishte financuar rinovimin e apartamentit të tij në Downing Street, vetëm një ditë pas nisjes së karantinës së dytë kombëtare.
Sipas dokumenteve, nga tetori 2022 deri në maj 2024, Johnson ka fituar rreth 5.1 milionë £ për 34 fjalime në mbarë botën. Përveç pagesave të majme, ai ka përfituar fluturime dhe akomodim në hotele me 5 yje për vete dhe stafin.
Dosjet hedhin hije dyshimi mbi përdorimin e skemës qeveritare “Public Duty Costs Allowance” (PDCA) – një pagesë vjetore për ish-kryeministrat, posaçërisht për detyra publike. Johnson ka përfituar 182 mijë £ nga kjo skemë, por dokumentet tregojnë se zyra e tij i ka përdorur këto fonde për të menaxhuar aktivitete tregtare dhe marrëveshje private.
I pyetur nga The Guardian, Johnson i ka hedhur poshtë akuzat: Kjo histori është budallallëk! PDCA është përdorur plotësisht sipas rregullave.
Skandali po krahasohet me aferën e “Greensill Capital” që përfshiu David Cameronin, ndërsa presioni ndaj Johnson pritet të rritet për të shpjeguar lidhjet e tij të fundit me qeveri të huaja.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)