play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

40 milionë lekë për sportistët elitarë, ministri Gonxhja: Mbështetje për sportet joolimpike

today04/08/2026

Background
share close

40 milionë lekë është fondi i alokuar për shpërblimet e sportistëve elitarë, bën me dije ministri i Sportit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson se bëhet fjalë për dyfishim të fondit dhe rritje me 32% të buxhetit të shtetit për sportin, niveli më I lartë ndër vite.

Fondi parashikon 75% më shumë mbështetje për sportet joolimpike, trajtimi ushqimor ditor shkon në 5000 lekë nga 3500 që ishte më parë dhe trajnerët do të kenë 25% më shumë mbështetje.

Gjithashtu, për rezultatet në konkurset ndërkombëtare shpërblimet janë më të larta, sipas renditjes:

Lojërat Olimpike 15 000 000 lekë
Kampionatet Botërore 10 000 000 lekë
Kampionatet Evropiane 60 000 000 lekë
Lojërat Mesdhetare 30 000 000 lekë
Kampionatet Ballkanike 1 500 000 lekë

“Qeveria Shqiptare vijon të investojë në sportin shqiptar, duke e kthyer mbështetjen për sportistët në një prioritet konkret.

Me aktin normativ të fundit është shtuar edhe një fond prej 40 milionë lekësh për sportistët elitarë, duke forcuar sistemin e shpërblimeve për ata që ngrenë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Praktikisht duke e dyfishuar për vitin 2026 fondin e parashikuar për shpërblimet.

-Më shumë mbështetje për sportet joolimpike dhe trajnerët shqiptarë.

-Rritje e trajtimit ushqimor ditor për sportistët.

-Shpërblime më të larta për rezultatet në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Evropiane, Mesdhetare dhe Ballkanike.

-Skemë më e favorshme për sportet me disa disiplina.

Këto masa janë pjesë e një angazhimi më të gjerë, ku buxheti i shtetit për sportin në vitin 2026 rritet me 32%, niveli më i lartë i mbështetjes financiare ndër vite.

Sporti nuk është vetëm sukses në gara, por një investim tek të rinjtë, promovim i Shqipërisë, zhvillim ekonomik dhe krenari kombëtare”, shkruan Gonxhja.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *