play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

34 vjeç, homoseksual dhe ish-ministri që ndaloi shaminë islame në shkolla. Kush është kryeministri i ri i Francës Gabriel Attal

today09/01/2024

Background
share close

Franca ka një kryeministër të ri. Ai është Gabriel Attal, 34 vjeç.

Attal, lindi në 16 mars të vitit 1989.

Ka shërbyer më herët si ministër i Arsimit dhe Rinisë, si dhe si Ministër i Veprimit Publik dhe Llogarive.

Gabriel Attal nuk është vetëm kryeministri më i ri në moshë i Francës, por edhe kryeministri i parë homoseksual, në Francë.

Attal konsiderohet si një yll në rritje dhe është njeriu i besuar i Macron.

34 vjeç, homoseksual dhe ish-ministri që ndaloi shaminë islame

Jeta e hershme dhe familja

Attal ka lindur më 16 mars 1989 në Clamart, Île-de-France. Ka tre motra. Babai i tij, Yves Attal, ishte një avokat dhe producent filmash me origjinë gjysmë hebreje nga Alsasia dhe gjysmë çifute nga Tunizia. Nëna e tij, Marie de Couriss, ishte me prejardhje franceze dhe greko-ruse dhe ishte punonjëse në një kompani prodhimi filmash.

34 vjeç, homoseksual dhe ish-ministri që ndaloi shaminë islame

Edukimi

Attal ndoqi një shkollë private, École alsacienne. Aktiviteti i tij politik nisi kur mori pjesë në protestat e të rinjve të vitit 2006, në Francë.

Ai u diplomua në vitin 2012 me një Master për Marrëdhëniet Publike, pasi kishte studiuar drejtësi në Universitetin Panthéon-Assas nga 2008 deri në 2011.

Karriera politike

Pas një stazhi në Asamblenë Kombëtare Franceze me Marisol Touraine gjatë fushatës presidenciale 2012, Gabriel Attal punoi për pesë vjet si këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, një rol që përfshinte sidomos shkrimin e fjalimeve.

34 vjeç, homoseksual dhe ish-ministri që ndaloi shaminë islame

Në zgjedhjet bashkiake të 2014, Attal u rendit i pesti në listën e Partisë Socialiste. Ai mori drejtimin e opozitës, pas dorëheqjes së kreut të listës socialiste.

Anëtar i Asamblesë Kombëtare (2017–2018)

Attal u zgjodh në Asamblenë Kombëtare Franceze më 18 qershor 2017.

Në dhjetor 2017, Attal u emërua raportues për një projekt-ligj për aksesin në arsimin e lartë.

Attal u emërua zëdhënës i La République En Marche, në janar 2018.

Anëtar i Qeverisë

Në moshën 29-vjeçare, ai ishte anëtari më i ri i një qeverie nën Republikën e Pestë, duke mposhtur me disa muaj rekordin e mëparshëm të vendosur nga François Baroin, në 1995. Ai ishte përgjegjës për çështjet e rinisë dhe ngritjen e shërbimit universal kombëtar.

34 vjeç, homoseksual dhe ish-ministri që ndaloi shaminë islame

Ishte zëdhënës i qeverisë nga viti 2020 deri në vitin 2022. Ai u bë Ministër i Veprimit Publik dhe Llogarive në qeverinë e Élisabeth Borne në maj 2022.

Në korrik 2023, Attal u emërua Ministër i Arsimit Kombëtar dhe Rinisë në riorganizimin e qeverisë franceze të vitit 2023.

Attal, në këtë pozicion shpalli ndalimin e mbulesës islame në shkollat ​​franceze.

E ardhmja politike

34 vjeç, homoseksual dhe ish-ministri që ndaloi shaminë islame

Ka spekulime mediatike se ai do të jetë kandidat për të pasuar Macron në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027.

Jeta personale

34 vjeç, homoseksual dhe ish-ministri që ndaloi shaminë islame

Attal është homoseksual dhe bashkëjeton me Stéphane Séjourné, një anëtar i Parlamentit Evropian për La République En Marche!

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *