play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

24 orë udhëtim, Kim Jong Un niset me trenin e blinduar drejt Pekinit

today01/09/2025

Background
share close

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, la kryeqytetin Puyongyang, sot më 1 shtator dhe u nis drejt Kinës, për të marrë pjesë në një paradë ushtarake që do të zhvillohet në Pekin. Kim do të takohet më presidentin kinez, Xi Jinping, por edhe udhëheqës të tjerë të pranishëm. Ndër ta, edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Siç shkruan BBC, ky do të ishte takimi i tij i parë ndërkombëtar shumëpalësh.

Pesha e trenit, por edhe masat e rënda që kanë marrë autoritetet e Koresë së Veriut, bëjnë që ai të lëvizë shumë ngadalë. Për këtë arsye, pritet që udhëtimi të zgjasë deri në 24 orë.

Pjesëmarrja e Kim në paradën e Kinës do të jetë hera e parë e një lideri nga Koreja e Veriut që prej vitit 1959. Në vitin 2015, kishin dërguar një nga zyrtarët më të lartë të shtetit.

Treni i Kim Jong Un

Tradita e udhëtimit me tren nisi nga gjyshi i Kim Jong Un, Kim Il Sung. Ai mori trenin e tij për udhëtimet në Vietnam dhe Europën Lindore. Babai i Kim, Kim Jong-il, udhëtonte me tren pasi kishte frikë të fluturonte me avion.

Sipas mediave të Koresë së Jugut, treni ka 90 vagonë, ku përfshihen dhoma konferencash, dhoma audiencash dhe dhoma gjumi.

Ndërkohë parada e “Ditës së Fitores” siç e quajnë autoritetet kineze, do të zhvillohet më 3 shtator në Pekin, në sheshin historik Tiananmen. Parada shënon 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe fundin e konfliktit. Ajo pritet të zgjasë rreth 70 minuta dhe Kina do të shpalosë armatimet e saj.

Pjesa kryesore e udhëheqësve perëndimorë nuk do të marrin pjesë në paradë për shkak të kundërshtimeve të tyre në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Vetëm një udhëheqës i BE-së do të jetë i pranishëm, kryeministri sllovak, Robert Fico, ndërsa Bullgaria dhe Hungaria do të dërgojnë përfaqësues të tyre.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *