OBSH: Popullsia po plaket, do rriten kostot e kujdesit për moshat e treta
Një popullsi që plaket sjell kosto për sistemin shëndetësor. Edhe jetëgjatësia në rritje kërkon financime shtesë. Organizata Botërore e Shëndetësie në programin e ri për Shqipërinë deri me 2025 e trajton këtë fenomen, duke shkruar se rënia e popullsisë e shoqëruar me plakje të shpejtë rrezikon qëndrueshmërinë financiare të pensionistëve dhe invalidëve dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e tyre. Në dhjetë vitet e fundit, jetëgjatësia në Shqipëri është rritur […]