play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

2022 dyfishon rastet me kancerin e gjirit,kryeson Fieri

today04/10/2022

Background
share close

Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit - Portali  Shkollor

Nëse tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave për kontrollin e gjirit, për mjekët është muaji i bilancit. Onkologët flasin për rritje të rasteve më kancer të gjirit dhe shifrat e sëmundshmërisë janë alarmante. Vetëm këtë vit janë paraqitur në shërbimin onkologjik në QSUT mbi 1 mijë e 100 raste të reja. Pjesa më e madhe e grave vijojnë ta kapin sëmundjen në faza të avancuara ndaj dhe vdekjet mbeten të larta.

“Ne numërojmë 1115 raste, ndërkohë që më përpara ky numër ka qenë 600-700 raste në vit. Dhe këto të regjistruara vetëm në shërbimin tonë. Ende vazhdojnë ta diagnostikojnë kancerin në faza jo fare të  hershme, kjo duket nga numri i pacienteve që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Rreth 40% e tyre marrin trajtim kirurgjikal dhe 60% kryejnë kimioterapi. Fatkeqësisht një pjesë e grave nuk arrijnë të mbijetojnë”, shpjegon Silvana Çeliku, shefja e shërbimit të onkologjisë pranë QSUT-së.

Edhe pse Tirana ka numrin më të lartë të popullsisë, Fieri kryeson në rang vendi për sëmundshmërinë më të lartë nga kanceri gjiri.  Sipas të dhënave nga Instituti  i Shëndetit Publik, qyteti i dytë, për rastet më të shtuara me këtë lloj kanceri, është Korça, i ndjekur nga Elbasani. Kryeqyteti renditet i katërti për rastet më kancer gjiri e pas tij Berati. Kukësi dhe Dibra në veri janë qytetet ku kanceri i gjirit shfaqet më pak.

“Ju them të gjitha, grave, nënave, femrave që duhet ta vlerësojnë shëndetin e tyre. Të ruajnë këtë hijeshi femërore por dhe të mos e humbin fatin e madh për të qenë nëna dhe për të ushqyer fëmijët me gji”, shton onkologia.

Silvana Çeliku rendit disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e këtij kanceri. “Ndotja e ajrit, stresi, mënyra e të ushqyerit, ushqimet me hormone të ndryshme janë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit. Por një faktor i rëndësishëm është trashëgimia. Ekzaminimet gjenetike duhet të hyjnë si në të gjithë botën për të parë se sa nga këto gra të prekura e kanë kancerin të trashëguar nga nënat, nga tezet apo nga gjyshet”, thotë ajo për A2 CNN.

Mjekët bëjnë thirrje për kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e hershme te kancerit të gjirit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *