play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Vjena, qyteti më i jetueshëm në botë

today23/06/2022

Background
share close

Jeta po kthehet në normalitet. Njerëzit kanë nisur ta shijojnë jetën nga fillimi me ato gjërat e vogla që sjellin qetësi, paqe, gëzim dhe lumturi. Në Vjenë. Aty jetohet më mirë se kudo tjetër, sipas një studimi të ri.

Madje Vjenën shumë e quajnë Lebenskunst, që përkthehet, arti i të jetuarit mirë.

Dhe tani që restorantet dhe muzetë në kryeqytetin austriak janë rihapur, ai është përsëri vendi i përsosur për të jetuar me art.

Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, Vjena është në krye të renditjes së Eiu. Qyteti ofron shumë mundësi për kulturë dhe argëtim, si dhe infrastrukturë të mirë dhe stabilitet të përgjithshëm. Pesë qytete të tjera të vogla evropiane përfshihen në dhjetëshen e parë, duke përfituar gjithashtu nga lehtësimi i kufizimeve të Covid-19. Megjithatë që nga viti i kaluar Parisi dhe Londra, për shkak të problemeve me krimin, kanë zbritur disa vende nga renditja.

Projektuar fillimisht si një mjet për të ndihmuar kompanitë të caktojnë kompensime për vështirësitë si pjesë e paketave të zhvendosjes së emigrantëve, indeksi i Eiu vlerësoi kushtet e jetesës në 172 qytete (nga 140 vitin e kaluar) bazuar në më shumë se 30 faktorë. Këto grupohen në pesë kategori: stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë. Ky është viti i dytë në të cilin indeksi përfshin tregues të lidhur me Covid-in; këto vlerësojnë sesi çdo qytet është përballur me rritjen e kërkesës për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe me mbylljet ose kufizimet e kapaciteteve për shkollat, restorantet dhe mjediset kulturore.

Tre qytete kanadeze janë zhvendosur në dhjetëshen e parë, ndërsa Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Washington DC janë përmirësuar të gjitha krahasuar me vitin e kaluar.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%