Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Vatikani ka rikonfirmuar se vetëm priftërinjtë dhe diakonët e shuguruar mund të predikojnë gjatë Meshës së Shenjtë Katolike, duke refuzuar një kërkesë të Konferencës Ipeshkvnore Gjermane për të zgjeruar këtë praktikë edhe grath apo besimtarët laikë.
Vendimi u bë publik nga Dikasteri për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, institucioni përgjegjës për çështjet liturgjike në Kishën Katolike, e cila numëron rreth 1.4 miliardë besimtarë në mbarë botën.
Megjithatë, Vatikani theksoi se kjo normë nuk është thjesht një rregull disiplinor, por lidhet drejtpërdrejt me natyrën teologjike të liturgjisë katolike dhe predikimi është i rezervuar vetëm për klerin e shuguruar.
Në deklaratën e saj, Selia e Shenjtë sqaroi se rregullorja aktuale nuk mund të ndryshohet përmes përjashtimeve lokale. Ndërkohë, laikët vijojnë të kenë mundësinë të mbajnë reflektime dhe predikime në shërbesa fetare që zhvillohen jashtë Meshës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)