play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Truss: Ndërhyrja ruse mund të rindezë luftën në Ballkan

today26/05/2022

Background
share close

Ukraine war: Russia 'murdering innocent civilians' in Ukraine, says Liz  Truss | Evening Standard

Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta çojë rajonin përsëri në luftë, paralajmëroi sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, teksa i bëri thirrje Perëndimit që të mos e tolerojë Presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

Sipas medieve të huaja, Truss akuzoi Moskën se ka ushtruar një ndikim “keqdashës” mbi vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë me taktika të pista, gjatë një vizite që bëri ajo në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.

“Historia tragjike e këtij vendi është një kujtesë e asaj që ndodh kur ne dështojmë t’i rezistojmë agresionit. Gjërat përkeqësohen, nuk bëhen më mirë”, tha ajo.

“Gjenocidi i Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës ishin vetëm dy nga mizoritë që na lanë të tmerruar. Ne thamë kurrë më, jo më në Evropë. Megjithatë, ka shenja të ndërhyrjes ruse këtu sot, të cilat rrezikojnë të na zhytin përsëri në ato ditë të errëta”.

 

 

Ajo premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të dyfishojë mbrojtjen e paqes në vend dhe do t’i rezistojë agresionit rus në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, të cilin Putini e sheh si pjesë të sferës së tij të ndikimit.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Politikë

PD: Rama e ka paracaktuar emrin e kreut të shtetit

Partia demokratike ka reaguar sërish për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Me anë të një njoftimi për mediat grupi parlamentar i PD, thekson se mazhoranca dhe Edi Rama nuk e kanë dashur asnjëherë një President konsensual, dhe se emri i tij është paracaktuar. Sipas deputetëve demokratë tërheqja e mazhorancës nga marrëveshja për zgjedhjen e Presidentit të Republikës është fakti më i qartë se shumica kërkon të kapë çdo institucion. Deklaratë […]

today26/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%