Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballaku nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, shkruan se tanimë ka një zgjidhje për situatën në zonën e Milot – Kashar, aty ku numri i shtuar i vizitorëve, ka rënduar edhe trafikun.
Balluku njofton se ka nisur puna për të lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriun në jug me Korridorin Blu.
“
Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonënMilot – Kashar.Postim i plotë:
𝗞𝗘𝗠𝗜 𝗭𝗚𝗝𝗜𝗗𝗛𝗝𝗘𝗡!
Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të
trafikut në zonën
Milot – Kashar.
Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga
puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu.
• Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve.
• Milot – Thumanë
• Kashar – Lekaj
• Lekaj – Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna.
• Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë.
• Murriqan – Lezhë është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023.
Post comments (0)