play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

TikTok gjobitet me 345 milionë euro, shkeli ligjin për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve

today15/09/2023

Background
share close

Is TikTok Safe for Kids? – Children's Health

TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjeve të BE-së për të dhënat gjatë menaxhimit të llogarive të fëmijëve.

Mbikëqyrësi i të dhënave i Irlandës, i cili rregullon TikTok në të gjithë BE-në, tha se kompania kineze kishte kryer shkelje të shumta të rregullave të mbrojtjes së të dhënave, raporton Guardian.

U zbulua se TikTok kishte shkelur rregullat e mbrojtjes së të dhënave duke vendosur cilësimet e parazgjedhura të llogarisë së përdoruesve të fëmijëve në “publik”, d.m.th duke aktivizuar opsionet e komenteve publike, duke mos kontrolluar nëse llogaritë e fëmijëve janë të lidhura me llogaritë e prindërve të tyre dhe duke mos marrë parasysh rreziqet për përdoruesit nën 13 vjeç.

Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) tha se përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç u drejtuan përmes një procesi regjistrimi në TikTok që çoi në publikimin e llogarive të tyre, që do të thotë se çdokush mund t’i shikojë dhe komentojë mbi to. Gjithashtu, opsioni i “lidhjes së familjes”, i cili i jep një të rrituri kontroll mbi cilësimet e llogarisë së fëmijës, nuk kontrollonte nëse ai i rritur ishte prind apo kujdestar.

DPC vendosi që TikTok, i cili caktoi moshën minimale të përdoruesit në 13, nuk mori parasysh rrezikun për përdoruesit e mitur që bëhen pjesë të platformës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%