play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

“Të guxojmë në inovacion”, Peleshi na prezanton me Arjetën: Po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake ‘Made in Albania’

today24/05/2024

Background
share close

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale dha mesazhin se Shqipëria duhet që të guxojë edhe me inovacionin. Peleshi na prezanton me Arjetën, për të cilën thotë se po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”.

Postimi i ministrit Niko Peleshi:

Së bashku me kompaninë e saj #TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake. Për të gjetur çelësin e suksesit, po ju tregoj çfarë më tha Arjeta gjatë vizitës time te TIMAK. “Më mori dikush në telefon nga Izraeli. Ishte shqiptare dhe kishte parë një ambulancë izraelite Made in Albania dhe ishte çuditur. Më ndodh shpesh që takoj njerëz që çuditen me ne. Ndërsa unë çuditem me çudinë e tyre,”-më tha ajo 🤷‍♀️.

Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e #AADF.

 

I kemi të gjitha!

 

Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *