Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today16/11/2026
Të burgosurit në El Salvador nuk e kalojnë ditën vetëm pas hekurave. Në kuadër të programit “Cero Ocio”, të promovuar nga presidenti Nayib Bukele, ata angazhohen në punë të detyrueshme, duke kryer shërbime të ndryshme për institucionet dhe komunitetin.

Detyrat e tyre përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave e spitaleve, prodhimin e bankave shkollore dhe uniformave për nxënësit, policinë dhe institucionet publike. Të burgosurit punojnë gjithashtu në pastrimin e rrugëve dhe lumenjve, në bujqësi, në mirëmbajtjen e hapësirave publike, si dhe në punime zdrukthëtarie, murature, hidraulike dhe mekanike. Disa angazhohen edhe në kuzhina, në kultivimin e produkteve bujqësore dhe në blegtorinë.
Sipas të dhënave të publikuara nga presidenti Bukele, rreth 45 mijë të burgosur janë përfshirë në këtë program, ndërsa 6 mijë prej tyre merren me prodhimin e veshjeve dhe uniformave. Në këtë sistem, të burgosurit duhet të angazhohen në një punë ose të mësojnë një profesion, ndërsa koha e punës mund të shërbejë edhe për përfitime në kohëzgjatjen e dënimit.
Ndërkohë, Bukele ka njoftuar se rreth 5 mijë persona të akuzuar për bashkëpunim me bandat kriminale mund të përfitojnë nga shqyrtimi i rasteve të tyre dhe lirimi me kusht, nëse plotësojnë kriteret për përfshirje në programin e rehabilitimit.
Presidenti salvadorian e paraqet këtë nismë si një mënyrë për të rehabilituar të burgosurit dhe për t’i bërë ata të kontribuojnë në shoqëri, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për kushtet e burgimit dhe trajtimin e të ndaluarve.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)