Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/08/2022
Një informacion surprizues kanë publikuar mediat britanike ditën e sotme, teksa në vazhdën e zbulimit të grupeve shqiptare që trafikojnë emigrnatë me gomone në kanalin e “La Manshit’ kanë bërë publik edhe raportin e Zyrës Kombëtares së Statistikave që nënvizon se shqiptarët janë në top 10-en e kombësive që lindin më shumë fëmijë në ishull.
“Shqiptarët janë ndër prindërit më të zakonshëm që lindin fëmijë për herë të parë në Britaninë e Madhe. Më shumë se 3,000 foshnja kanë lindur këtu vitin e kaluar me nëna nga vendi ballkanik”, ka zbuluar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).
Por shifrat kanë ngritur pikëpyetje për madhësinë e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas regjistrimit zyrtar është më pak se 50,000.
Lajmi vjen pasi një raport tronditës u publikua nga DailyMail ku thuhej se katër nga 10 emigrantë që kalonin Kanalin me gomone ishin nga Shqipëria, i cilësuar nga Britania si një komb paqësor në bisedime për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, ndryshe nga vendet në luftë si Siria dhe Iraku.
“Shqipëria u zhvendos për herë të parë në dhjetë vendet më të zakonshme të lindjes për nënat jo me kombësi të Mbretërisë së Bashkuar, ashtu si edhe për baballarët jo të lindur këtu”, tha ONS.
Ndër nënat, Shqipëria u bë vendi i dhjetë më i zakonshëm, nga vendi i 41-të që mbante një dekadë më parë, ndërsa për baballarët u bë vendi i tetë më i zakonshëm, nga vendi i 36-të që zinte një dekadë më parë.
Ish-ministri i Zyrës së Brendshme Sir John Hayes tha: “Është e çuditshme që duhet të ketë kaq shumë foshnje të lindura këtu nga prindër shqiptarë, duke pasur parasysh statistikat zyrtare për numrin e tyre. Pyetja që shtrohet është, nëse një numër i madh i shqiptaresh janë këtu ilegalisht ose nëse atyre u jepen viza me ndonjë mjet tjetër, dhe nëse po pse”.
Shifrat e ONS për vitin 2019 vlerësuan se kishte vetëm 47,000 shqiptarë në Britani, duke i bërë ata kombësinë e 46-të më të zakonshme jobritanike, nga të cilat 22,000 janë femra.
Peter Ëalsh i Observatorit të Migracionit në Universitetin e Oksfordit tha: “Të dhënat e disponueshme të imigracionit nuk japin një shpjegim të qartë se pse Shqipëria është zhvendosur për herë të parë në dhjetë vendet e para më të zakonshme të lindjes për prindërit emigrantë. Shpjegimet e mundshme për këtë përfshijnë vlerësimin e popullsisë së ONS që është shumë i ulët [për shembull për shkak të migrimit të parregullt ose reagimit të ulët ndaj sondazheve të qeverisë], ose që shqiptarët kanë më shumë gjasa të jenë në moshë riprodhuese dhe si rrjedhim të kenë më shumë fëmijë”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)