play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Stanley Tucci:”Ja cili është roli të cilin aktorët e luajnë lehtësisht!

today04/07/2023

Background
share close

Aktori i filmit “Devil Wears Prada”, Stanley Tucci, ka mbrojtur aktorët që nuk janë homoseksualë e që luajnë role të homoseksualëve, me kusht që kjo të bëhet “në mënyrën e duhur”.

Aktori 62-vjeçar i cili është i martuar me motrën e aktores Emily Blunt, Felicity ka luajtur role të famshme personazhesh homoseksualë si ai në filmin “The Devil Wears Prada” të vitit 2006 dhe filmin “Supernova” të vitit 2020.Ai tha për BBC Radio 4: “Ju jeni të supozuar për të luajtur njerëz të ndryshëm. Kjo është e gjithë çështja. Natyrisht, unë besoj se kjo është në rregull”.

Stanley theksoi se i afrohen shumë homoseksualë për të folur për filmat dhe e vlerësojnë atë për aktrimin në mënyrën e duhur.

Stanley Tucci Is Having a Moment - Variety

Ai shtoi: “Më bëhet qejfi kur meshkujt homoseksualë vijnë tek unë dhe më flasin për filmin ‘Devil Wears Prada’ ose flasin për ‘Supernova’, dhe thonë se: ‘Ishte shumë e bukur’, atëherë ai e di se e kam bërë rolin në mënyrën e duhur”.

“Sepse shpesh, nuk bëhet në mënyrën e duhur”, ka theksuar ai.

Vitin e shkuar , Tom Hanks mbajti një qëndrim shumë të ndryshëm pasi këmbënguli se një aktor që nuk është homoseksual nuk do të ishte në gjendje të luante një personazh homoseksual siç bëri në dramën e vitit 1993 “Filadelfia”.

Philadelphia (1993) - IMDb

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%