play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1616 Results / Page 33 of 180

Background

Sport

Interi fiton Kupën e Italisë, kompletohet dopieta

Interi ka arritur një sukses të rëndësishëm duke fituar Kupën e Italisë për herë të 10-të në historinë e klubit, pas fitores 2-0 në finale kundër Lazios. Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të nga një autogol i Marusic, ndërsa kapiteni Lautaro Martínez vulosi shifrat në minutën e 37-të. Ky trofe shënon kompletimin e “dopietës” për zikaltërit, të cilët këtë sezon siguruan edhe titullin kampion në Serie A, një arritje që […]

today14/05/2026

Sport

Botërori, FIFA mendon të tjera rregulla

FIFA po shqyrton ndryshime të rëndësishme në mënyrën e arbitrimit përpara Kupës së Botës së ardhshme, me synimin për të reduktuar kaosin dhe incidentet e diskutueshme gjatë situatave nga goditjet standarde. Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, organizmi më i lartë i futbollit botëror dëshiron t’u japë arbitrave më shumë kompetenca për të ndëshkuar mbajtjet, bllokimet dhe përplasjet në zonën e penalltisë, veçanërisht gjatë goditjeve nga këndi dhe goditjeve […]

today13/05/2026

Sport

Lewandowski e mbyll me Barcelonën, mungon rinovimi

Robert Lewandowski po kalon javët e fundit te Barcelona. Aventura e polakut te katalanasit duket se është mbyllur. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për vazhdimësinë e bashkëpunimit. Sulmuesi polak po pret mbylljen e sezonit aktual për të vlerësuar destinacionet e mundshme në karrierën e tij. Destinacionet më të mundshme mbeten Arabia Saudite dhe kampionati amerikan, MLS, të cilat janë në pritje të një sinjali […]

today13/05/2026

Sport

Real Madrid ndihet i vjedhur, dosja do të shkojë në UEFA. Rastet ku pretendohet

Klubi i Real Madridit po përgatit një ankesë zyrtare drejtuar UEFA-s lidhur me pretendimet për dëmtim nga arbitrimi gjatë këtij sezoni në La Liga. Përmes një dosjeje prej rreth 500 faqesh dhe një materiali video, madrilenët synojnë të pasqyrojnë gabimet që vlerësojnë se u janë bërë në dëm të tyre. Sipas klubit, këto vendime u kanë kushtuar atyre rreth 16 pikë në total, shifër që tejkalon diferencën me vendin e […]

today13/05/2026

Sport

Disfata u kushton shtrenjtë verdhebluve, Tirana prish planet e titullit në Elbasan

Humbja ndaj Tiranës dhemb më shumë se çdo tjetër për Elbasanin. Jo vetëm sepse erdhi në shtëpi, përpara tifozëve verdheblu, por mbi të gjitha sepse i hoqi ekipit mundësinë që të shpallej kampion i kampionatit të rregullt në javën e fundit. Elbasanasve do t’u mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur kreun dhe për ta mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, por disfata 1-3 ndryshoi gjithçka. Mbi të […]

today12/05/2026

Sport

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një shqiptar

Federata e Futbollit të Suedisë ka publikuar zyrtarisht listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë vendin në Botërorin që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Trajneri Graham Potter ka përzgjedhur një grup të balancuar mes lojtarëve me përvojë dhe talenteve të rinj, me synimin për të lënë gjurmë në këtë kompeticion. I grumbulluar është edhe sulmuesi shqiptar Besfort Zeneli. Suedia ndodhet në Grupin F së bashku […]

today12/05/2026

Sport

Mbrojtësi i Arsenalit nuk ia del, mungon në finalen e Champions

Arsenali ka marrë një lajm të keq para finales së Champions ndaj Paris Saint-Germainit. Mbrojtësi Ben White nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sfidën e 30 majit, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjes së fundjavës kundër West Ham United. Në këto kushte, trajneri Arteta nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij. Finalja PSG-Arsenal do të luhet me 30 maj në […]

today12/05/2026

Sport

Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, pak muaj para nisjes së Ligës së Kombeve. Më 31 maj, “Dardanët” do të udhëtojnë drejt Pragës për t’u ndeshur me Çekinë, një kundërshtar i fortë që vjen pas sigurimit të pjesëmarrjes në Botëror. Historia mes këtyre dy ekipeve është e barabartë, me nga një fitore 2-1 për secilën palë gjatë eliminatoreve të Euro 2020. Pas këtij takimi, skuadra e Franco […]

today11/05/2026

Sport

UEFA zgjedh arbitrin e finales së Champions-it, ka gjykuar dy herë Arsenalin këtë sezon

UEFA ka zyrtarizuar arbitrat e finales së Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit, që do të luhet më 30 maj në “Puskas Arena” të Budapestit. Gjermani Daniel Siebert do të jetë arbitri kryesor i sfidës më të rëndësishme të sezonit europian për klube. 42-vjeçari, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2015, do të drejtojë për herë të parë një finale të kompeticioneve të klubeve të UEFA-s. Siebert ka qenë pjesë edhe […]

today11/05/2026