play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1616 Results / Page 24 of 180

Background

Sport

Penalltitë “vrasin” Gjermaninë dhe Holandën, dy superfuqitë eliminohen nga Botërori

Dita e dytë e fazës me eliminim direkt në Kupën e Botës ka qenë dramatike. Gjermania dhe Holanda janë eliminuar brenda pak orëve, pasi barazuan 1-1 ndaj Paraguait dhe Marokut respektivisht, e më pas duke u eliminuar me 11-metërsha. Haverz, Woltemade dhe Tah gabuan nga pika e bardhë për Gjermaninë, ndërsa Sanabria dhe Balbuena, nuk mundën dot të realizonin nga pika e bardhë për Paraguain. Heroi i sfidës ishte padyshim […]

today30/06/2026

Sport

Zyrtare, Manchester City gjen trajnerin

Pas largimit të Guardiolas, Manchester City ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Manchesteri ka nënshkruar me Enzo Marescan. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Manchester City është i lumtur të konfirmoj afrimin e Enzo Maresca si trajner. Italiani ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029”, thuhet në komunikatë. “Manchester City është klub që e njoh shumë mirë dhe për ta […]

today29/06/2026

Sport

Miliona tifozë në fazën e grupeve

4 milionë e 644 mijë tifozë kanë ndjekur nga afër 72 ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026, me një mesatare prej rreth 64 mijë spektatorësh për takim. Ky është Botërori i parë me 48 përfaqësuese dhe i pari që zhvillohet në 3 vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Sipas të dhënave të FIFA-s për 17 ditët e para të turneut, janë regjistruar edhe […]

today29/06/2026

Sport

Holandë-Marok, përballja e dy filozofive

Dy ekipe me histori dhe ambicie të ndryshme, por me një pikë të përbashkët: synimin për të shkuar sa më larg. Holanda përballet me Marokun në orën 03:00 të së martës, në një duel që shumëkush e konsideron më shumë se një ndeshje eliminatore. Holandezët hyjnë në këtë sfidë me statusin e favoritit, falë formës së tyre të shkëlqyer në fazën e grupeve, ku kanë shënuar një numër të lartë […]

today29/06/2026

Sport

Skenarë të ndërlikuar për Kroacinë

Llogaritë e Grupit L janë të hapura para ndeshjeve të fundit të kësaj faze në Kupën e Botës. Anglia dhe Gana kanë një marsh më shumë pasi numërojnë 4 pikë, ndërsa Kroacia luan fatin e saj për të qenë në raundin tjetër të kompeticionit. Skuadra e Zlatko Daliç mund të përfundojë në çdo pozicion, nga i pari deri në të tretin, duke e bërë llogarinë e grupit jashtëzakonisht interesante. Vendimi […]

today26/06/2026

Sport

Holanda luan për vendin e parë

Holanda do të luajë me Tunizinë me qëllim për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin F. Holandezët kanë një seri të gjatë ndeshjesh pa humbje në Kupën e Botës dhe konsiderohen favoritë, ndërsa tunizianët janë eliminuar tashmë pas 2 humbjeve të rënda dhe do të luajnë vetëm për nder. Japonia po zhvillon një turne shumë të mirë, me barazim ndaj Holandës dhe fitore bindëse 4 – 0 ndaj […]

today25/06/2026

Sport

Mesazhi i Botërorit për Evropën: Nuk mjaftojnë biletat e shtrenjta, duhen stadiume moderne

Botërori në Shtetet e Bashkuara po shërben jo vetëm si një spektakël futbollistik, por edhe si një vitrinë e fuqisë infrastrukturore amerikane, duke vënë në dukje diferencat e mëdha me stadiumet europiane dhe veçanërisht me ato që pritet të presin Euro 2032. Nga Mercedes-Benz Stadium në Atlanta deri te SoFi Stadium në Los Anxhelos, arenat amerikane ofrojnë standarde të larta komoditeti dhe teknologjie. Tifozët gjejnë pamje të shkëlqyer nga çdo vend në tribunë, ekrane […]

today25/06/2026

Sport

Botërori 2026/ Priten rregulla të reja

FIFA po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e gjuajtjeve të penalltive në fazën eliminatore të Kupës së Botës, e cila për herë të parë në histori do të nisë me raundin e 1/32-ave. Sipas gazetës britanike “The Times”, institucioni më i lartë i futbollit ka nisur bisedimet me Bordin Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit (IFAB) për të bërë procedurën e penalltive më të drejtë. Diskutimet vijnë pas shqetësimeve […]

today24/06/2026

Sport

Natë vendimtare në grupin B

Botërori 2026 vazhdon mbrëmjen e sotme me ndeshjet vendimtare të Grupit B, ku skuadrat zbresin në fushë në orën 21:00. Në program janë dy përballje që pritet të përcaktojnë fatin e kualifikimit: Zvicër–Kanada dhe Bosnjë –Katar. Situata në grup mbetet e hapur dhe shumë e balancuar. Kanadaja kryeson me 4 pikë dhe një golavarazh shumë të mirë +6, ndërsa Zvicra renditet e dyta, gjithashtu me 4 pikë. Në fund të […]

today24/06/2026