Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today24/10/2022
Sot është dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara.
Për rrjedhojë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë një postim në Facebook, ku thekson rëndësinë e kësaj organizate unike dhe kontributin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë.
Xhaçka tha se është e përkushtuar ndaj vlerave të multilateralizmit dhe rendit botëror për një OKB më të fortë dhe më efektive.
“Sot dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara! Më shumë se kurrë sot botës i kujtohet rëndësia e kësaj organizate unike dhe kontributi i saj i jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Shqipëria është e përkushtuar ndaj vlerave të multilateralizmit dhe rendit botëror të bazuar në rregulla dhe do të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të kontribuar për një OKB më të fortë dhe më efektive”, tha Xhçka nëpërmjet një video mesazhi në Facebook.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)