play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Uncategorized

Shpresë për miliona njerëz, trajtimet e reja me botox po ndryshojnë luftën me migrenën

today09/02/2026

Background

Më shumë se një miliard njerëz në botë përballen me dhimbjen e padurueshme të migrenës, një gjendje neurologjike që mund të shoqërohet me dhimbje koke të forta, ndjeshmëri ndaj dritës apo zërit. Por kërkimet shkencore po sjellin mënyra të reja trajtimi, që ofrojnë shpresë për pacientët.

Megan Daniels, avokate 35-vjeçare nga Liverpool, përdor çdo ditë një pajisje neuromoduluese që stimulojnë nervat e qafës dhe kokës. “Është shumë qetësuese, ndjen si të kalojnë valë përmes trurit”, thotë ajo. Pajisja ndihmon në parandalimin e sulmeve dhe redukton simptomat e migrenës vestibulare, që përfshin edhe probleme me ekuilibrin.

Një zbulim i rëndësishëm ka qenë identifikimi i molekulave CGRP, që rrisin ndjeshmërinë e nervave gjatë sulmeve. Bllokimi i tyre me barna të posaçme ka ndihmuar shumë pacientë, duke ulur frekuencën e sulmeve deri në 75% në disa raste. Por efektet mund të jenë të përkohshme, dhe disa pacientë nuk gjejnë lehtësim të plotë.

Studiuesit po zhvillojnë barna që targetojnë peptide të tjera, si Pacap dhe orexin, të cilat mund të përdoren si trajtime parandaluese. Këto barna jo vetëm që ndalojnë sulmet ekzistuese, por edhe ulin mundësinë e rikthimit të tyre.

Botoksi, i njohur për përdorim estetik, rezulton efektiv në reduktimin e sulmeve kronike të migrenës. Pajisjet neuromoduluese dhe elektrodave që stimulojnë nervat e kokës dhe fytyrës po tregojnë gjithashtu rezultate premtuese për pacientët që nuk reagojnë ndaj barnave.

Ekspertët nënvizojnë se trajtimi i migrenës kërkon një qasje të gjithanshme: kombinim të barnave, pajisjeve teknologjike, ndryshimeve në stilin e jetesës, terapi psikologjike dhe kujdesi ndaj dietës dhe aktivitetit fizik. Megan Daniels thekson: Asnjë gjë nuk zgjidh plotësisht migrenën, të gjitha pjesët së bashku formojnë puzzle-n e shëndetit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *