Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/05/2022
Satira sociale e Ruben Ostlund, “Triangle of Sadness” ka fituar Palmën e Artë, duke
triumfuar në Festivalin e 75-të të filmit në Kanë, duke i dhënë regjisorit suedez një nga
çmimet më prestigjioze të kinemasë për herë të dytë. Ostlund fitoi nderin më të lartë të
Kanës për filmin e tij “Square” në vitin 2017. “Ne donim që pas shfaqjes [që njerëzit] të
dilnim së bashku dhe të kishim diçka për të folur”, tha Ostlund pas marrjes së
çmimit.
-Regjisori fitues i “Palmës së Artë” Ruben Ostlund-
Çmimi i dytë i jurisë, çmimi i madh, u nda mes dramës së butë të fëmijërisë
“Close” të Lukas Dhont dhe thrillerit romantik të regjisores Claire Denis, “Stars at
Noon”.
Çmimi ‘Aktorja më e mirë’ shkoi te Zar Amir Ebrahimi për interpretimin e saj si
gazetare në “Holy Spider” të Ali Abbasit, një thriller me krim të vërtetë për një vrasës
serial që synon punonjësit e seksit në qytetin fetar iranian të Mashhadit.
Aktori Me i Mire u vleresua Song Kang-ho, per filmin “ Broker” ndersa regjisori me i mire Park Chan-
Wook, per punen e tij ne filmin “Decision To Leave”. Ceremonia përmbyllëse e festivalit
përfundoi me një Kanë që këtë ringjalli atmosferen vjetore në Kanë,kryeqytetin e filmit ngjarje e cila u anulua në vitin 2020 nga pandemia.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)