Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today22/05/2026
Dy çanta luksoze të konfiskuara nga biznesmenja vietnameze e burgosur Truong My Lan janë shitur për më shumë se 535 mijë dollarë në një ankand shtetëror.
Të dyja çantat gjetën blerës brenda vetëm 30 minutave. Njëra prej çantave të bardha Hermès Birkin u shit për 440 mijë e 144 dollarë, ndërsa tjetra për 94 mijë e 858 dollarë.
Biznesmenja e diskredituar po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për përvetësim fondesh nga një bankë e madhe vietnameze dhe është urdhëruar të kthejë 27 miliardë dollarë dëmshpërblim.
Truong My Lan u dënua me vdekje në prill 2024, pasi gjykata zbuloi se ajo kishte kontrolluar fshehurazi Saigon Commercial Bank, huadhënësja e pestë më e madhe në vend, dhe kishte marrë kredi dhe para për më shumë se 10 vite përmes një rrjeti kompanish fiktive, duke arritur në një total prej 44 miliardë dollarësh.
Dënimi u zbut në burgim të përjetshëm në qershor, pasi Vietnami hoqi dënimin me vdekje për një sërë krimesh.
Gjatë gjyqit, Truong My Lan u përpoq të mbante dy çantat e saj Hermès, duke i thënë gjykatës se njëra ishte blerë në Itali dhe tjetra ishte dhuratë nga një biznesmen malajzian. Ajo tha se donte t’ua linte ato si “kujtime” fëmijëve dhe nipërve të saj.

Në janar, agjencia e ekzekutimit të vendimeve civile në Ho Chi Minh City deklaroi se po kërkonte ekspertë për vlerësimin e dy çantave Hermès Birkin me lëkurë krokodili të sekuestruara nga Truong My Lan.
Çantat, mes 1 mijë e 200 aseteve të konfiskuara nga biznesmenja, u shitën në Qendrën e Ankandeve të Aseteve në Ho Chi Minh City të enjten.
Çanta më e lirë ishte e madhësisë 30, ndërsa ajo më e shtrenjtë, e madhësisë 25 dhe e zbukuruar me kristale në kapëse dhe bordurë, u shit për gati shtatë herë më shumë se çmimi fillestar.
Nicholas Parnell, themelues i Agency Parnell, tha se çmimi i çantave Birkin është rritur vit pas viti prej kohësh.
“Ato janë ndër çantat më të kërkuara dhe kjo është arritur kryesisht sepse Hermès e kufizon aksesin”, tha ai.
Sipas tij, çantat konsiderohen si “vepra arti” dhe si investime për shumë njerëz.
“Çmimi është pothuajse i pakufizuar, sepse ka shumë edicione speciale.”
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s i reklamon këto çanta për dhjetëra mijëra dollarë secila.
Në korrik 2025, Sotheby’s Paris shiti çantën origjinale Birkin për 8.6 milionë euro, duke e bërë çantën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand në atë kohë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)