Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today20/10/2026
Drejtësia amerikane ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj ish-presidentit kuban, Raúl Castro, 95 vjeç, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e katër personave në vitin 1996.
Urdhri është lëshuar nga drejtësia e Floridës, pas akuzave federale të ngritura ndaj tij më 20 maj.
Çështja lidhet me ngjarjen e 24 shkurtit 1996, kur tre avionë të vegjël të organizatës “Brothers to the Rescue”, e themeluar nga mërgimtarë kubanë në Miami, u nisën nga Florida. Dy prej tyre u rrëzuan nga avionë luftarakë kubanë, ndërsa ndodheshin në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Sipas hetimeve amerikane dhe përfundimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, avionët u rrëzuan jashtë hapësirës ajrore kubane. Nga ana tjetër, Kuba kishte akuzuar vazhdimisht organizatën për shkelje të hapësirës së saj ajrore dhe për aktivitete propagandistike kundër qeverisë së Fidel Castro-s.
Sipas prokurorisë së Floridës, Raúl Castro, i cili në atë kohë ishte ministër i Forcave të Armatosura Revolucionare dhe zëvendëspresident i parë i Kubës, dyshohet se kishte autorizuar rrëzimin e avionëve. Gjithashtu, agjentë të shërbimeve sekrete kubane, të infiltruar në organizatë, dyshohet se kishin dërguar në Havana informacion mbi planet e fluturimit.
Prokurori Uthmeier tha se urdhër-arresti mund të kufizojë lëvizjet e ish-presidentit dhe ta ekspozojë atë ndaj arrestimit në vendet që kanë marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, mundësia që Castro të dalë përpara një gjykate amerikane mbetet e vogël. Vetë Uthmeier pranoi se procesi mund të përballet me vështirësi, duke deklaruar: Nuk e shpërfill faktin që Raúl Castro është një njeri i moshuar, i cili me gjasë nuk ka ndërmend të paraqitet vullnetarisht në Miami. Besoj se dikush tjetër mund të arrijë tek ai përpara drejtësisë, por, në çdo rast, ne jemi gati të vazhdojmë procedurat.
Deklarata është interpretuar si një aludim se Castro mund të vdesë përpara se të gjykohet, por edhe si një referencë e mundshme ndaj kapjes së tij, ngjashëm me operacionin amerikan kundër Nicolás Maduros në Venezuelë.
Ndërkohë, përplasjet mes Washingtonit dhe Havanës janë përshkallëzuar edhe për shkak të kufizimeve amerikane mbi furnizimet me energji në Kubë, të cilat kanë rënduar krizën ekonomike dhe humanitare në ishull.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)