Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një banor në një New York është bërë qytetari i parë në SHBA që preket nga poliomieliti në gati një dekadë. Zyrtarët e shëndetësisë nuk kanë zbuluar identitetin e pacientit, por kanë konfirmuar se ai ishte i pavaksinuar teksa kanë shtuar se virusi nuk është më ngjitës. Rasti i fundit i njohur në SHBA i virusit shumë ngjitës u regjistrua në vitin 2013.
Çfarë është poliomieliti dhe si mund të mbroheni?
Virusi i poliomielitit u zbulua në mostrat e ujërave të zeza në Londër.
Duke prekur kryesisht fëmijët, virusi shkakton dobësim të muskujve dhe paralizë, dhe në rastet më të rënda paaftësi të përhershme dhe vdekje. Amerikanët zakonisht vaksinohen me një regjim tre ose katër dozash që fillon në moshën dy-muajshe. Rreth 93% e të vegjëlve kanë marrë të paktën tre doza të poliomielitit, sipas të dhënave të vaksinimit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Poliomeliti është endemik në Afganistan dhe Pakistan, por kohët e fundit është raportuar edhe në pjesë të tjera të botës. Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar u bënë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)