play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje? Negociatat intensifikohen, Katari luan rol kyç

today12/06/2026

Background

Një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit në Gjirin Persik duket më pranë se kurrë, edhe pse ende nuk është firmosur zyrtarisht.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një marrëveshje është “praktikisht e përfunduar”, ndërsa nga Teherani reagimet kanë qenë më të kujdesshme. Media iraniane pranë Gardës Revolucionare ka ironizuar deklaratat e Uashingtonit, duke theksuar se negociatat ende nuk kanë përfunduar.

Një rol të rëndësishëm në zhvillimet e fundit ka luajtur Katari. Pas përshkallëzimit të tensioneve ushtarake, emiri i Katarit dërgoi një delegacion në Teheran të udhëhequr nga Ali Al-Thawadi, një prej figurave më me ndikim në diplomacinë e vendit.

Al-Thawadi zhvilloi bisedime maratonë me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, ndërsa fokusi kryesor ishte gjetja e një formule për zhbllokimin e fondeve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Irani pretendon se ka rreth 100 miliardë dollarë asete të bllokuara në disa vende, përfshirë Katarin, Korenë e Jugut, Irakun, Kinën, Indinë dhe Japoninë. Vetëm në Katar ndodhen rreth 6 miliardë dollarë fonde iraniane që Teherani kërkon t’i rikuperojë menjëherë pas arritjes së një marrëveshjeje.

Burimet diplomatike bëjnë të ditur se gjatë negociatave është diskutuar një mekanizëm që do të lejonte përdorimin e fondeve të zhbllokuara për qëllime humanitare. Një formulë e tillë shihet si kompromis i pranueshëm si për administratën amerikane, ashtu edhe për autoritetet iraniane.

Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe kushtet për rihapjen e plotë të ngushticës së Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë globale të naftës dhe gazit.

Ndonëse sinjalet për një marrëveshje fillestare janë pozitive, dosja bërthamore vazhdon të mbetet pika më e vështirë e negociatave.

Sipas raportimeve, SHBA-të janë të gatshme të pranojë që uraniumi i pasuruar të mbetet në Iran dhe të monitorohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), por kërkon pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në proces. Teherani, ndërkohë, kundërshton këtë kërkesë.

Mes çështjeve ende të hapura janë kufizimi i pasurimit të uraniumit për një periudhë 10-15-vjeçare, e ardhmja e objekteve bërthamore iraniane dhe kërkesa amerikane për inspektime të papritura.

Burime pranë negociatave kanë lënë të kuptohet se një marrëveshje paraprake mund të arrihet së shpejti. Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet nga udhëheqja iraniane, ndërsa të dyja palët përballen me presione të forta politike të brendshme.

Për momentin, prioriteti mbetet ndalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe krijimi i kushteve për vazhdimin e dialogut mbi çështjet më të ndjeshme mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *