Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Rusia ka mbyllur gazsjellësin kryesor të saj për në Europë, Nord Stream 1. Në njoftim zyrtar thuhet se kjo bëhet për shkak të punimeve të përvitshme të mirëmbajtjes. Furnizimet me gaz do të ndalojnë për 10 ditë, gjë që ka ngjallur shqetësime se vendimi do të përkeqësojë mungesën e gazit në Europë.
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se qeveria është e përgatitur për një shkëputje totale nga furnizimi me gaz nga Rusia, gjë të cilën e sheh si skenarin më të mundshëm për në vazhdim. Rreth 17 për qind e furnizimeve me gaz në Francë vijnë nga Rusia.
Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, vendet europiane kanë rritur importet me gaz natyror nga vendet e tjera, larg nga Moska. Por qeveria e Parisit duket se nuk ka mundur të shkëpusë varësinë nga Rusia. Qendra Finlandeze për Studime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, thotë se Franca blen ende sasi të mëdha të gazit të lëngshëm natyror nga Rusia.
Edhe Gjermania është e shqetësuar për një kolaps të mundshëm në sektorin energjetik nëse Nord Stream 1 qëndron gjatë i mbyllur për mirëmbajtje. Kancelari Olaf Scholz tha se kabineti i tij po përgatitet që të shmangë ndërprerjet në furnizimin me energji dhe gaz për qytetarët. Dyshimi dhe frika është se ndalimi i furnizimit me gaz nga Rusia të zgjasë përtej datës 21 gusht për shkak të luftës në Ukrainë.
Muajin e kaluar, Rusia shkurtoi me 40 për qind kapacitetin e gazsjellësit për në Europë duke bërë presion për rikthimin e një turbine që po riparohej në Kanada. Nëse Nord Stream 1 nuk vendoset në funksion gjatë verës, kjo rrezikon planet e shumë vendeve europiane për krijimin e rezervave të gazit, tepër të domosdoshme për dimrin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)